Një ngjarje e rëndë ka tronditur Turqinë ku është qëlluar për vdekje avokatja 26-vjeçare Hatice Kocaefe nga shtetasi Haki Cetin, i cili i detyrohej 95,000 euro motrës së saj, nga e cila kishte blerë dardha.
Mediat turke raportojnë se Cetin vrau avokaten e re pasi ajo kishte nisur procedurat ligjore kundër tij në lidhje me borxhin mijëra eurosh.
Paraprakisht dyshohet se Cetin ka kërcënuar të dyja motrat në telefon, duke kërkuar që ato të tërhiqnin procedurat ligjore kundër tij. Por Kocaefe iu përgjigj negativisht dhe me këmbëngulje i bëri me dije se do të vijojnte normalisht procedurat për padinë e ngritur.
Hakkı Çetin i shiti dardha Elif Kocaefe , e cila zotëron një depo frigoriferike. Pasi bëri pagesën, Çetin bleu prej saj arka dardhash me vlerë 5 milionë lira të përdorura në eksporte, por pa ia paguar borxhin asaj.
Një grindje lindi midis Kocaefe dhe Hakkı Çetin kur nisi procedurat ligjore nëpërmjet motrës së saj, Hatice Kocaefe, një avokate e regjistruar në Shoqatën e Avokatëve të Stambollit. Sipas akuzave, Çetin i kërcënoi motrat në telefon dhe kërkoi që procedurat e ekzekutimit të nisura kundër tij të tërhiqeshin.
Për rrjedhojë të situatës, të hënën e javës që lamë pas, më 27 prill Cetini i zuri pritë dy motrave ndërsa ato ishin me babanë dhe vëllain e tyre jashtë një depoje që zotëronin.
Siç mund të shikohet dhe nga pamjet filmike Cetini qëlloi nga brenda makinës së tij, në drejtim të avokates e cila ishte në ecje dhe mori një plagë të madhe drejt e në gjoks e cila i kushtoi jetën. Ndërsa mësohet se e plagosur ka mbetur dhe motra e avokates, të cilës turku i kishte borxh.
Duke pretenduar se incidenti nuk ishte i planifikuar, i dyshuari për vrasje para hetuesve është shprehur se nuk synonte ta vriste avokaten. “Nuk ngrita pritë; e pashë rastësisht. Qëllova në këmbët e tij pa dalë nga makina”.
Cetin gjithashtu argumentoi se qëllimi i tij nuk ishte ta vriste, duke pretenduar se e qëlloi aksidentalisht avokaten.
