Tensione të forta janë shënuar gjatë protestës së Partisë Demokratike, ku një grup protestuesish kanë hedhur shishe molotov në drejtim të ish-ndërtesës së Enver Hoxhës në zonën e ish-Bllokut.
Sipas pamjeve që po qarkullojnë në rrjet, objektit i është vënë flaka, ndërsa raportohet se brenda godinës ndodheshin persona në momentin e incidentit. Ende nuk ka një konfirmim zyrtar mbi gjendjen e tyre apo nëse ka të lënduar.
Ngjarja ka rritur ndjeshëm tensionin në zonë, ndërsa forca të shumta policie janë vendosur përreth për të vënë situatën nën kontroll dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm.
Deri në këto momente nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet lidhur me dëmet apo personat e përfshirë, ndërsa priten informacione të mëtejshme mbi rrethanat e incidentit.
Situata mbetet dinamike dhe në zhvillim.
