Një moment i papritur ka ndodhur në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, ku Brikena Selmani dhe Shëndrit Lumi duket se kanë përmendur një informacion që lidhet me zhvillimet jashtë shtëpisë.
Gjatë një bisede mes tyre, dy banorët folën për fitoren e Londrim Mekajt në edicionin e katërt të Big Brother VIP Kosova.
Komenti i Brikenës tërhoqi menjëherë vëmendjen, pasi ajo u shpreh se ishte gëzuar shumë kur kishte dëgjuar lajmin.
“Çka u gëzova dje për atë që thanë, që ka fituar”, dëgjohet të thotë Brikena gjatë bisedës.
Ndërkohë, edhe Shëndrit Lumi reagoi menjëherë, duke shtuar: “Hej, e pabesueshme a? Shumë e pabesueshme. Nëse je duke na parë, urime. E ke merituar. Të uroj me gjithë zemër, Londra”.
