Një aksident tragjik ndodhi mbrëmjen e djeshme në rrugën dytësore Lezhë-Kakarriq, ku një automjet doli nga rruga dhe u përmbys. Si pasojë e aksidentit humbën jetën babë e bijë, Anton dhe Bora Keçi.
Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, ka reaguar edhe Drejtoria e Burgjeve përmes një postimi ngushëllimi, ku bëhet me dije se 52-vjeçari ishte shef i Shëndetësisë në burgun e Lezhës. Ndërsa e bija, 20 vjeçe, po ndiqte gjurmët e tij në fushën e mjekësisë, duke qenë studente në vitin e dytë të fakultetit.
Po ashtu, në postim thuhet se ai kishte shërbyer për rreth 6 vite në sistemin penitenciar, duke lënë pas një vlerësim të lartë profesional dhe njerëzor tek kolegët dhe të gjithë ata që e kishin njohur.
“Me dhimbje të thellë njoftojmë se më datë 25.04.2026, në orët e mbrëmjes, në aksin rrugor Lezhë–Gjadër, në vendin e quajtur Gocaj, si pasojë e një aksidenti tragjik ku automjeti ka dalë nga rruga, kanë humbur jetën Dr. Anton Keçi, 52 vjeç, Shef i Shëndetësisë në IEVP Lezhë, si dhe vajza e tij 20-vjeçare, studente në vitin e dytë në Fakultetin e Mjekësisë.
Dr. Keçi shërbeu me përkushtim për rreth 6 vite në sistemin penitenciar, duke lënë pas vlerësim profesional dhe njerëzor tek kolegët dhe të gjithë ata që e njohën.
Në këto momente të rënda, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen, kolegët dhe të afërmit. Jemi pranë bashkëshortes dhe djalit të tij, duke ndarë dhimbjen e madhe për këtë humbje të parakohshme dhe të pazëvendësueshme”, thuhet në postim.
Po ashtu 52-vjeçari punonin me kohë të pjesshme në kampin e refugjatëve në Gjadër.
Burimet e policise bejne me dije se ata kane mbetur ne kanal per shkak te erresires dhe askush nuk u ofroi dot ndihmen e pare, vec kur familjaret kerkuan ndihmen e policise filloi kerkimi per ta dhe u gjeten te pajete.
Rreth orës 21:45 të datës 25 prill 2026, në Komisariatin e Policisë Lezhë është paraqitur djali i shtetasit A. K., i cili ka kallëzuar se ka humbur kontaktet me babain dhe me motrën e tij, të cilët ishin nisur për në punë me automjetin e tyre.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontrolle për gjetjen e tyre.
Në fshatin Gocaj, në afërsi të fabrikës së çimentos, në një rrugë dytësore, u gjet automjeti i tyre në një kanal me ujë.
Pas nxjerrjes së automjetit nga uji, rezultoi se në automjet ndodheshin pa shenja jete shtetasit A. K., 54 vjeç, dhe B. K., 20 vjeçe (babë e bijë).
Paraprakisht dyshohet se automjeti ka dalë nga rruga si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e tij nga ana e drejtueses së automjetit, shtetases B. K.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave, përcaktimin e shkakut të daljes nga rruga të automjetit dhe për dokumentimin e plotë ligjor.
