Skip to content

Si qenka bere Ilir Meta, askush s’po e njeh! Reagon ashper miku i ngushte

Ish-ministri i Drejtësisë dhe një nga bashkëpunëtorët e hershëm të Ilir Metës, Ylli Manjani ka bërë një reagim të fortë për transformimin fizik të ish-Presidentit të Republikës, pamja e të cilit sot në Gjykatën e Posaçme ka marrë vëmendjen e të gjithëve.

Ishte hera e parë që Ilir Meta shihej, qëkur u arrestua në Tetor 2024, me pamjen e jashtme krejt të transformuar, me fizik të dobësuar, shumë kilogramë nën peshë dhe gati pa flokë. Dhe për këtë, Ylli Manjani thotë se Ilir Meta po ndëshkohet me një masë arresti që e privon nga liria.

Pamja e Ilir Metës u bie në sy të gjithëve, Ylli Manjani

Ilir Meta 18 muaj në qeli dhe ne 2024, para arrestimit

“Pamja fizike e Ilir Metës tregon ndëshkim, jo izolim për llogari të hetimit. Ndëshkimi është term mesjetar dhe nuk ka asnjë lidhje me izolimin për llogari të zhvillimit të hetimeve. Arresti me burg në Shqipëri është as më pak e as më shumë, po NDËSHKIM!

Kështu thotë edhe propaganda: “fundi i pandëshkueshmërisë”. Pamja e Ilir Metës është prova e gjallë e ndëshkimit popullor të drejtësisë së sotme.

Nëse i uroni dikujt ndëshkim, ky është ndëshkimi. Mendojeni në lëkurën tuaj, para se tja uroni dikujt tjetër. Dhe më në fund, po e përsëris atë që kam mbi 10 vite që e them: dënojini fajtorët dhe mos ndëshkoni njeriun! Ligjet e arrestit me burg për t’u bërë qejfin turmave duhen groposur”, shkruan ai.

Teksa bën një përzierje mes sarkazmës dhe realitetit të trishtë ku ndodhet Ilir Meta, i cili prej 18 muajsh mbahet në qeli sepse afatet e hetimeve u shtynë disa herë, ai thotë se situata në burgje është krejt e ndryshme nga ajo që perceptohet në publik.

“Domethënë ka shumë njerëz që burgun e dinë kamp pushimi. Një biçim vendi rehati ku pihet mall e bëhet qejf. Jo vetëm që gjyqet të jepen live, por hera herës mirë është të jepen edhe pamje live nga burgjet. Duhen parë direkt se ç’bëhet aty dhe, se sa lidhje ka me ato që thuhen.

Madje gazetarët dhe deputetët duhet të lejohen të bëjnë dhe vizita në burg, ku t’u ngatërrohet era e parfumit që kanë hedhur në mëngjes me aromën e preshit apo specit të skuqur me vaj të djegur”, përmbyll avokati dhe ish-ministri Ylli Manjani.

Published inSHQIPERI