Skip to content

Mungoi ne seance, zbulohet semundja e Veliajt nga e cila beri operacion me urgjence, dalin detajet e renda

Avokati Plarent Ndreca ka komentuar vendimin e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi kërkesën që kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, të mos qëndrojë në kafaz gjatë seancave gjyqësore.

Teksa foli në News24 për mungesën e tij në seancë, Ndreca theksoi se ai nuk ishte i pranishëm për shkak se nuk i lejohet të jetë krah avokatit dhe se kjo nuk ka lidhje me ndërhyrjen mjekësore që Veliaj ka kryer pak ditë më parë.

Sipas Ndrecës, praktika gjyqësore ka treguar se përdorimi i kafazit prej xhami nuk është rregull, por përdoret për të diskriminuar.

I pyetur mbi ndërhyrjen kirurgjikale të Erion Veliajt, Ndreca sqaroi se bëhet fjalë për një ndërhyrje dermatologjike.

Ndreca: Mungesa e tij nuk ka lidhje me ndërhyrjen, por prezenca e tij duhet të jetë krah avokatit të tij për të realizuar një mbrojtje efektive, dinamike, siç parashikohet nga Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut. Nuk mund të trajtohet me një kufizim që i kufizon të bëjë një mbrojtje efektive.

Është bërë e qartë edhe nga vendimmarrje të tjera se kafazi prej xhami nuk është rregull, është përjashtim, kur masat e sigurisë e imponojnë prezencën brenda kafazit prej xhami, por mesa duket, kafazi prej xhami përdoret për të diskriminuar pozicionin e barabartë referuar Kushtetutës që duhet të ketë personi nën akuzë që është i pafajshëm dhe prezumohet si i tillë.

Pyetje: Pse u operua Veliaj?

Ndreca: Ishte një ndërhyrje që lidhet me lëkurën e tij, pra një ndërhyrje që ka të bëjë me lëkurën, puçrra siç i themi ne, se nuk e di në terma mjekësorë. Nuk është e rrezikshme.

Published inSHQIPERI