Një aksident me pasojë vdekje është regjistruar rreth orës 16:45 në zonën e Urës së Çerkezës, në Tiranë. Sipas policisë, një automjet me drejtuese shtetasen A. P. është përplasur me një tjetër automjet që drejtohej nga shtetasi Q. T., rreth 42 vjeç.
Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i mjetit tjetër ka humbur jetën në vendngjarje. Ndërsa drejtuesja A. P. është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
