Skip to content

Arrestohet Gjesti rrezikon qe te denohet

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje të reja në lidhje me arrestimin e reperit të njohur me emrin e artit si Gjesit.

Ndalimi i artistit mësohet se është bërë për shkak të dyshimeve se Gjesti ka kryer disa vepra penale, përfshirë këtu: mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, sipas nenit 366 të Kodi Penal i Kosovës, si dhe veprat penale kanosje (neni 181) dhe asgjësim apo dëmtim i pasurisë (neni 321).

Paraprakisht është njoftuar se Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorin e Shtetit po vijon me të gjitha hetimet e duhura hetimore për të zbardhur ngjarjen e plotë.

Ndërsa mësohet se nuk janë dhënë detaje të tjera për momentin.

Prokuroria ka bërë të ditur se brenda afateve ligjore do të vendosë për masat e mëtejshme në përputhje me Kodin e Procedurës Penale të Kosovës.

“Sot, rreth orës 15:00, në rrugën Mehmet Isahi në Prishtinë, Policia ka arrestuar një person të dyshuar për armëmbajtje pa leje. I dyshuari është intervistuar dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Zyrës për Informim në Policinë e Kosovës.

Ndërkohë, rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente, teksa pritet që në vazhdim të ketë më shumë detaje lidhur me këtë ngjarje.

Nëse një person në Kosove shpallet fajtor për të tre veprat penale, dënimi varet nga rrethanat konkrete, por Kodi Penal i Kosovës parashikon këto masa:

1. Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve (Neni 366)
Kjo vepër zakonisht dënohet me gjobë ose burgim deri në 5 vjet, në varësi të llojit të armës dhe rrethanave të rastit.

2. Kanosje (Neni 181)
Për kanosje parashikohet gjobë ose burgim deri në 1 vit, ndërsa nëse kanosja konsiderohet më e rëndë (p.sh. me armë apo në rrethana të veçanta) dënimi mund të shkojë deri në 3 vjet burg.

3. Asgjësim apo dëmtim i pasurisë (Neni 321)
Kjo vepër dënohet zakonisht me gjobë ose burgim deri në 3 vjet, ndërsa nëse dëmi është i madh ose ka rrethana rënduese, dënimi mund të rritet.

Sa burg mund të marrë në total?
Në praktikë, gjykata zakonisht jep një dënim të përbashkët për disa vepra penale. Nëse një person shpallet fajtor për të gjitha këto akuza, dënimi maksimal teorik mund të arrijë deri rreth 5–7 vjet burg, por në shumicën e rasteve dënimi është më i ulët, sidomos nëse nuk ka precedent penal.

Published inKOSOVESHQIPERI