Skip to content

Hezbollahu godet me raketë postën plagoset djali i ministrit të Financave

Tetë ushtarë izraelitë u plagosën nga sulmi pranë kufirit me Libanin; pesë prej tyre në gjendje të rëndë.

Tetë ushtarë të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF) u plagosën pas një sulmi me raketë të kryer nga militantët e Hezbollahut ndaj një poste ushtarake në veri të Izraelit, pranë kufirit me Libanin.

Sipas ushtrisë izraelite, mes tre të plagosurve lehtë ndodhet edhe djali i ministrit të Financave të Izraelit, Bezalel Smotrich.

Lajmi u raportua nga media izraelite Ynet.

Të plagosurit u transportuan për trajtim në Qendrën Mjekësore Galilee në qytetin Nahariya. Autoritetet mjekësore bëjnë të ditur se pesë nga ushtarët e plagosur ndodhen në gjendje të rëndë.

Ushtria izraelite po heton rrethanat e sulmit, ndërsa incidenti ndodh në një periudhë tensionesh të vazhdueshme përgjatë kufirit Izrael–Liban.

Published inSHQIPERI