Skip to content

Kryeministri Rama jep LAJMIN E HIDHUR: Ndahet nga jeta miku i tij…

Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të akademikut të njohur, Rexhep Qosja.

Me anë të një postimi në Facebook, kreu i qeverisë shkruan: “LAMTUMIRË SHQIPTAR I MIRË! Ngushëllime vëllazërore familjes, të afërmve e miqve të Profesor Rexhep Qoses”.

Siç thotë familja, akademiku ka ndërruar jetë sot dhe po sot është varrosur vetëm me prani të familjarëve të tij.

Më dëshirën e të ndjerit, familja thekson se nuk do të organizojë ceremoni pritjeje dhe as do të marrë pjesë në ceremonitë e organizuara nga institucionet.

Published inSHQIPERI