Sot ka mbyllur sytë përgjithmonë, në moshën 96-vjeçare, Abaz Hoxha, një nga emrat më të njohur të studimit të kinematografisë shqiptare, teksa është bërë me dije se ai do të përcillet për në banesën e fundit në Tufinë.
Hoxha është konsideruar si një nga zërat më të rëndësishëm të historisë së filmit shqipëtar. Ai i kushtoi gjithë jetën, studimit dhe dokumentimit të kinemasë, duke lënë pas një pasuri të madhe botimesh dhe analizash.
Ndërsa kujtojmë se vetëm pak muaj më parë, në dhjetor 2025, ai u ndërua me Urdhrin e Skënderbeut. Moment gjatë së cilit Hoxha theksoi së vlerësimi nuk ishte për të por për gjithë kinematogrtafinë shqiptare.
“Këtë nder e konsideroj si një vlerësim që i bëhet vetë kinematografisë shqiptare, të cilës i kam kushtuar gjithë jetën time”, shprehej ai.
Abaz Hoxha është autori i 23 librave për kinematografinë shqiptare dhe botërore, si edhe është hartuesi i Enciklopedinë e parë të Kinematografisë Shqiptare.
Newsbomb.al u shpreh ngushëllime familjarëve!
