Skip to content

Lajmi trishtë! Ndahet nga jeta ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese dhe ish-deputeti i PD-së

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, Rustem Gjata, është ndarë nga jeta këtë të martë. Lajmin e trishtë e ka dhënë përmes një njoftimi në rrjetet sociale djali i tij, juristi Çlirim Gjata.

Juristi shkruan se ceremonia mortore do të mbahet te shtëpia funerale “Alba 2000”, në Rrugën e Durrësit.

“Të nderuar miq! Me hidhërim ju njoftoj se babai, Rustem Gjata, ndërroi jetë sot. Procesioni bëhet nesër, e mërkurë, dt. 29 prill, ora 11:00, duke u nisur nga shtëpia funerale ‘Alba 2000’, te Rruga e Durrësit. Me respekt, Çlirim Gjata”, shkruan ai në Facebook.

Rustem Gjata është zgjedhur deputet i Partisë Demokratike në zgjedhjet e para pluraliste në vitin 1992. Gjata ishte angazhuar në hartimin e ligjit për Gjykatën Kushtetuese, si anëtar i Komisionit të Ligjeve.

Më pas, Partia Demokratike e propozoi për kryetar të Gjykatës Kushtetuese, post që e mbajti deri në vitin 1995, pasi mandati ishte vetëm 3-vjeçar.

Published inSHQIPERI