Gjatë orëve të mbrëmjes, këtë 9 prill, pika kufitare e Kapshticës ka regjistruar një shtim të lëvizjeve ndërkufitare, ndërsa emigrantët kthehen nga Greqia për të kaluar festat e Pashkës pranë familjarëve.
Autoritetet shqiptare kanë marrë masa për përballimin e fluksit, duke shtuar numrin e sporteleve në funksion.
Gazetarja e Klan News, Daniela Zisi raporton se aktualisht, në hyrje të territorit shqiptar operojnë 5 sportele, ndërsa në dalje vetëm 1.
Falë kësaj organizimi, pala shqiptare ka arritur të shmangë krijimin e radhëve dhe pritjeve të gjata, edhe pse fluksi më i madh regjistrohet në hyrje.
Nderkohe kur askush nuk e priste qe te ishte ndryshe situata, vjen lajmi i rendesishem dhe ajo qe duhet te dinte te gjithe udhetuesit shqiptare, eshte fakti se situata në palën greke paraqitet ndryshe, ku udhëtarët raportojnë pritje deri në 1 orë e 30 minuta.
Autoritetet vijojnë të monitorojnë situatën, duke paralajmëruar se fluksi pritet të rritet edhe në ditët në vijim.
