Skip to content

Video-skandali në zyrën e Bashkisë/ Safet Gjici kërkon…

Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, i është drejtuar Gjykata Kushtetuese duke kundërshtuar vendimin e Apelit të Posaçëm të 24 qershorit 2024 dhe duke kërkuar shpalljen e tij të pafajshëm për “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion pasiv”.

Ai u dënua në shkallë të dytë me 4 vite e 6 muaj burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi iu ul në 3 vite.

Çështja lidhet me skandalin seksual të ndodhur në ambientet e Bashkisë, ku u përfshi edhe Alma Kaçi, e cila u dënua me 1 vit e 6 muaj për “korrupsion aktiv”.

Në maj 2025, pas 23 muajsh në qeli, Gjici u lirua për arsye shëndetësore dhe aktualisht po vuan pjesën e mbetur të dënimit në “arrest në shtëpi”.

Published inSHQIPERI