Skip to content

Humb betejën me sëmundjen e rëndë, këngëtari i madh shqiptar, bilbil i muzikës shqiptare

Një lajm i trishtë ka ardhur këtë të premte, pasi është ndarë nga jeta artisti i njohur fierak, Shaban Zeneli, i cilësuar si “Bilbili i Çamërisë”, i cili u përball me një beteje të një sëmundje të pashërueshme.

Lajmi i hidhur është konfirmuar nga familjarët e tij dhe ka prekur thellë komunitetin artistik si edhe dashamirësit e muzikës popullore.

Shaban Zeneli ishte një nga zërat më përfaqësues të këngës çame në Shqipëri. Me një karrierë të gjatë në skenë, ai u bë i njohur për interpretimet e tij plot ndjenjë dhe autenticitet, duke ruajtur dhe përcjellë me përkushtim traditat muzikore të Çamërisë.

Këngët e tij janë kënduar dhe dashur ndër vite nga njerëzit, veçanërisht në zonën e Fierit, ku ai konsiderohej një figurë e respektuar e artit popullor.

Ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit do të zhvillohet sot, në orën 15:00, në varrezat e qytetit të Fierit.

Published inSHQIPERI