Skip to content

E quajti të ‘çmendur’, Evi Kokalari i kthehet ashpër Adriana Kalasë! Ilir Meta të futi në PD duke telefonuar Shkëlzen Berishën, se bashkë me Këlliçin punoje për të (VIDEO)

Zgjedhjet për kreun e ri të PD-së duket se po krijojnë përplasje të forta mes demokratëve. Aktivistja Evi Kokalari, së cilës iu skualifikua kandidatura në PD, ka reaguar ashpër ndaj Adriana Kalasë, pasi kjo e fundit gjatë një interviste e quajti “të çmendur”.

“Kush ka qenë pjesë e PD-së? Evi Kokalari, një e çmendur që nga mëngjesi deri në darkë merret duke sulmuar vetëm Partinë Demokratike”, tha Kalaja në një intervistë në RTSH.

Pas kësaj deklarate, ka reaguar ashpër Kokalari, e cila ka hedhur akuza ndaj Kalasë se ka punuar për ish-presidentin Ilir Meta dhe se ky i fundit e ka futur në Këshillin Kombëtar të PD-së, duke telefonuar Shkëlzen Berishën.

Po ashtu, aktivistja hedh akuza se Kalaja dhe Këlliçi kanë punuar për interesat e Ilir Metës, i cili sipas saj kërkonte të merrte kontrollin e PD-së.

Postimi i Kokalarit:

Duhet postuar pa komente, por nëse doni ta dini si u bë kjo (ish) kryetare e gjykatës së PD-së:

Mori Ilir Metën në telefon atë ditë, sepse kjo për Metën punonte te teatri; Meta e futi në Këshillin Kombëtar, sepse në atë kohë kishte plane të merrte PD-në nëpërmjet Belind Këlliçit.

Meta i tha: merr Shkëlzen Berishën në telefon. Shkëlzeni mori Flamur Nokën dhe i tha: fut Kalanë në garë… në garë kundër ish-avokates time që kishte tërë jetën në PD (që nga 1991)…

Pra, masivisht ofenduan një PD-iste të vërtetë dhe pedagoge në Juridik, dhe futën këtë me shkollë nate si fituese LOL.

Kjo është provë shtesë për SPAK se si kontrollohet PD-ja nga ‘kryetari në hije’ Shkëlzen Berisha.

Published inSHQIPERI