Skip to content

Gruaja parkoi gabim, 59-vjecari i thyen kemben nga nervat! Pas ngjarjes se rende ai…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e 27 prillit në rrugën Aristoxenou, në Pragati ku një i moshuar pas debati të ashpër me një 26-vjeçare i ka thyer këmbën kësaj të fundit.

Shkak për ngjarjen e rëndë thuhet se është bërë vendi i parkimit. Sipas mediave vendase, e reja ka qenë duke parkuar makinën me kujdes, dhe veprimi i ka marrë disa minuta, duke parkuar ne nje pozicion pak te gabuar.

Vonesa e saj ka shkaktuar irritimin e të moshuarit, i cili në pritje për të kaluar me motoçikletë është acaruar dhe ka sulmuar në fytyrë të renë ndërsa më pas e ka shtyrë, e kjo e fundit ka rënë me forcë në tokë, ku për rrjedhojë ka pësuar dëmtime në këmbë.

Në lidhje me këtë ngjarje raportohet se është lëshuar urdhër-arrest për 59-vjeçarin në fjalë.

Ekzaminimet mjekësore nxorrën në pah se e reja kishte pësuar një frakturë në këmbë për shkak të goditjeve të marra.

Published inSHQIPERI