Skip to content

Plas ‘T*RMETI’ brenda Partise Demokratike! Largohet me URGJENCE kreu i deges…

Teksa data për zgjedhjen e liderit të ri të Partisë Demokratike po afron, situata brenda partisë shfaqet e trazuar.

Një tjetër anëtar është tërhequr nga radhët e Partisë e shkak për këtë mësohet se janë bërë proceset zgjedhore dhe organizative në këtë degë.

Referuar një mesazhi të shpërndarë gjerësisht në rrjet, i fundit që është larguar nga partia në fjalë mësohet se është kryetari i degës së PD Fier, Rrapi Gjika, i cili ka shfaqur zhgënjimin e tij përzgjedhjen e drejtuesve të grupit të punës për proceset zgjedhore dhe organizative në këtë degë.

Në mesazhin e tij Gjika thekson se në krye të këtij grupi është emëruar Ardian Ferro, i cili, sipas tij, ka qenë prej shumë kohësh ka kundërshtuar Rithemelimin.

Më tej Gjika thekson se ai nuk u pyet në lidhje me ndryshimin e bërë duke shtuar se në drejtimin e degës po vendosen persona që kanë qenë kundër rithemelimit dhe kundër Sali Berishës.

Teksa e cilëson këtë vendim si “turp që bie erë”, Gjika shprehet se këto janë pjesë e pazareve të gatuara nga pazarexhinj që merren me punë të pista.

Ndërkohë, ditën e sotme në bisedën e zhvilluar me qytetarët, Berisha u ndal te procesi i brendshëm zgjedhor në Partinë Demokratike për zgjedhjen e kryetarit, për të cilën tha se kryetari do të caktohet me votën e demokratëve.

“Në PD ka garë në të cilën janë të ftuar të marrin pjesë të gjithë, por ka një kusht, Edi Rama nuk do të mund të përcaktojë kryetarin e kësaj partie dhe çdo demokrat është i mirëpritur në garë dhe po bëhet shumë punë për hapësira për të rinjtë, por kryetarin do ta caktojnë demokratët me votë” tha Berisha sot.

Published inSHQIPERI