Sot u mbyll afati 7 ditor për aplikim për garën e postit të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Deri më tani mësohet se janë paraqitur 2 aplikime, bëhet fjalë për drejtorin e Policisë së Vlorës, Elidon Çela dhe drejtori për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në DPPSH, Pëllumb Seferi.
Në orët në vijim pritet të dorëzojnë aplikim edhe emra të tjerë, përfshirë drejtorin e Policisë së Fierit, Skënder Hitaj, i Durrësit, Afrim Tafa, drejtori i Policisë Kriminale, Neritan Nallbati, ish-drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj.
Në garë pritet të jenë edhe drejtues të tjerë. Por, ajo qe eshte e qarte se pikerisht nje nga keta emra do te firmoset nga Rama ne krye te policise se shtetit, pasi te kene kaluar te gjitha hallkat kualifikuese. Emri qe perflitet me shume eshte ai i Tonin Vocajt, por ende nuk eshte konfirmuar asgje.
Pas përfundimit të afatit të aplikimeve, Ministria e Brendshme publikon në faqen zyrtare emrat e kandidatëve. Brenda 10 ditëve, një Komision i Posaçëm i përbërë nga 3 persona, me kryetar një zëvendësministër i Brendshëm, dhe 2 anëtarët, sekretari i përgjithshëm i këtij dikasteri dhe kreu i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, kryen vlerësim paraprak për verifikimin e kushteve ligjore.
