Një ngjarje e rëndë u regjistrua sot në Tiranë, ku një 28-vjeçare u gjet pa shenja jete brenda një apartamenti të marrë me qira.
Banesa ndodhej në bulevardin “Gjergj Fishta”, ndërsa sipas të dhënave paraprake, viktima është shtetase e huaj.
Grupi hetimor po vijon punën për të përcaktuar shkakun e saktë të humbjes së jetës.
“Policia e Tiranës bën me dije se trupi i pa jetë i një shtetaseje të huaj , R. T., 28 vjeçe, është gjetur në një apartament me qira ditore në bulevardin “Gjergj Fishta”.
Nga këqyrja paraprake e trupit, nuk u konstatuan shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se 28-vjeçarja e ka humbur jetën, prej shkaqeve natyrale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

