Një skandal i rëndë është zbuluar në Shtëpinë e Foshnjës në Shkozet, ku edukatoret dhunojnë dhe u vjedhin ushqimin fëmijëve.
Rasti i rëndë është denoncuar nga sanitarja e institucionit e cila bën me dije se edukatoret sillen në mënyrë brutale ndaj të vegjëlve, ndërsa thuhet se këtyre iu kalojnë ditët pa ngrënë pasi edukatoret ankohen për pastrimin e tyre.
“Në 2017 unë u punësova si sanitare në Shtëpinë e Foshnjës, mbas 2-3 muajsh unë jam ndjerë e kërcënuar nga punonjëset. Sa herë dilja në korridor ato më kërcënonin. Më thonin futu brenda, mos na shiko. Ushqimet që sjellin të afërmit, aty vidhen.
Mbas një viti drejtoresha më transferon në katin e dytë. Nuk u jepnin bukë as ujë se bënin urinën, i dhunon e i pickonin fëmijët. Kisha frikë të merrja bushqim që t’ia nxirrja fëmijës përpara se do më thonin mos i jep për të ngrënë. Erdhi momenti që drejtoresha më hoqi nga puna për rastin e Alteos.
Atë fëmijë e kam rritur vetë, i shkonin te krevati duke i pickuar duartë. E gjej të gjakosur, e marr i bëj foto. Shkoj e pyes fëmijët: Çfarë ka Alteo? Më thanë e rrafi Elona (kujdestarja) i binte te koka bam bam. Shkova te drejtoresha dhe më tha mos i trego gjyshes. Unë nuk bëhem palë me ato” thotë edukatorja për emisionin “Stop” në Tv.Klan.
18 edukatore supzohej të kujdeseshin për rritjen e 16 fëmijëve, mirëopo denoncimi i bërë me foto dhe detaje nga dhuna e ushtruar ndaj 3-vjeçarit Alteo zbuloi “tmerrin” që vogëlushët përjetojnë nga kujdestaret e tyre.
E pyetur për situatën e rëndë në institucionin që ajo drejton, drejtoresha ka hedhur poshtë akuzat duke nxjerrë sanitaren që denoncoi rastin, si një person me probleme mendore.
