Skip to content

Lajmi i fundit/ SHBA sulmon Irani, plasi lufta e re. Qelli i Teheranit, mbulohet nga rraketat

28 Shkurt 2026 – Izraeli ka nisur një sulm të gjerë ushtarak ndaj Iranit, një veprim që ka rritur ndjeshëm tensionet në Lindjen e Mesme dhe rrezikun e një konflikti më të madh rajonal. Sulmet u kryen sot në mëngjes, pasi ministri izraelit i Mbrojtjes konfirmoi se operacioni synonte neutralizimin e kërcënimeve ndaj sigurisë kombëtare.

Sipas deklaratave zyrtare, sulmi ishte e një natyre parandalimi dhe u realizua në koordinim me Shtetet e Bashkuara. Explozione të forta janë dëgjuar në kryeqytetin Teheran, ndërsa sirenat e alarmit janë aktivizuar në Izrael, duke paralajmëruar qytetarët për rrezikun e një hakmarrjeje iraniane apo sulmesh ndaj civilëve.

Pas goditjeve, Izraeli ka mbyllur hapësirën ajrore, ndërsa shumë qytetarë janë urdhëruar të qëndrojnë në strehimore dhe përgatiten për një reagim të mëtejshëm nga Teherani. Sirenat për alarm ajror janë dëgjuar në pjesë të ndryshme të vendit.

Shtetet e Bashkuara, të përfshira gjithashtu në operacion, kanë konfirmuar se kanë marrë pjesë në sulmet ndaj objektivave iraniane, në një përpjekje për të kurbëruar programin bërthamor dhe raketor të Iranit. Ndërkohë, Irani ka paralajmëruar se çdo sulm do të konsiderohet si akt lufte, duke rritur rrezikun e përshkallëzimit.

Deri tani nuk ka informacione të plota mbi humbjet ose viktimat, por situata mbetet shumë e tensionuar teksa komuniteti ndërkombëtar ndjek me shqetësim zhvillimet. Autoritetet iraniane deri më tani nuk kanë dhënë një reagim të plotë zyrtar.

Published inDIASPORESHQIPERI