Skip to content

E peson mjekja qe abuzoi me pacientin me probleme mendore

Një mjeke e përgjithshme në Australi është ndaluar përgjithmonë nga ushtrimi i profesionit, pasi autoritetet e drejtësisë dhe rregullimit shëndetësor e shpallën fajtore për ‘përfshirje në një marrëdhënie të papërshtatshme me një pacient që kishte probleme të shëndetit mendor’.

Sipas materialeve të shqyrtuara në një seancë dëgjimore, mjekja Maria Bastas akuzohej për një marrëdhënie personale dhe seksuale me pacientin, e cila dyshohet se ka zgjatur nga viti 2015 deri në vitin 2022. Rasti u shqyrtua në një gjykatë në Australi dhe më pas në një trupë disiplinore shëndetësore.

Në dokumentet e paraqitura, pretendohet se kontaktet mes tyre kanë nisur pas shkëmbimit të numrave të telefonit gjatë një konsulte mjekësore dhe më pas janë shtrirë në takime private jashtë klinikës. Sipas deklarimeve të pacientit, takime të tilla kanë ndodhur në vende të ndryshme, përfshirë automjetin e mjekes dhe ambientet e punës.

Gjithashtu, gjatë seancës janë paraqitur pretendime për vizita në banesën e saj dhe takime sociale që kanë përfshirë konsum alkooli. Pacienti ka deklaruar se marrëdhënia më pas është ndërprerë, gjë që sipas tij ka ndikuar negativisht në gjendjen e tij emocionale dhe shëndetësore.

Abuzoi seksualisht me pacientin që kishte probleme mendore, mjekja humbet

Më vonë, ai ka paraqitur ankesë pranë autoriteteve përkatëse të shëndetësisë, çka ka çuar në nisjen e procedurave disiplinore dhe gjyqësore.

Nga ana e saj, mjekja ka mohuar se marrëdhënia ka qenë seksuale, por ka pranuar se komunikimi dhe afrimiteti kanë kaluar kufijtë profesionalë. Megjithatë, trupi gjykues ka pranuar versionin e pacientit, duke u bazuar në prova telefonike, dëshmi dhe modelin e kontaktit ndër vite, duke vendosur heqjen e përhershme të licencës së ushtrimit të profesionit.

Published inSHQIPERI