Një foto po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale, ku Mateo Borri, ish-finalisti i “Big Brother VIP Albania 5”, shihet me një zarf të “Ferma VIP” në dorë.
Sipas një bisede që po qarkullon gjithashtu në rrjet, pretendohet se Mateo i ka konfirmuar një prej fansave të tij se ka marrë ftesën zyrtare për të qenë pjesë e këtij formati.
Por, si qëndron e vërteta?
Pas një verifikimi të imazhit, rezulton se fotoja e Mateos me zarfin në duar nuk është reale, por është krijuar me ndihmën e Inteligjencës Artificiale.
Gjithashtu, edhe biseda “konfirmuese” është prodhuar përmes aplikacioneve që simulojnë bisedat në rrjete sociale, si WhatsApp Fake Chat.
Pra, shkurt e saktë: Mateo e ka mbyllur kapitullin me reality show-t, të pakten për këtë vit, dhe ky “lajm” është thjesht një tentativë për të krijuar zhurmë në rrjet.


