Skip to content

Amerikanët ngelën të bllokuar në vilën e Enver Hoxhës, u ngujuan nga molotovët e PD-së. Ja mrekullia që i shpëtoi

Mbrëmja e sotme në Tiranë u shoqërua me tensione të forta, teksa gjatë protestës së Partisë Demokratike u sulmua me molotovë dhe mjete piroteknike ish-vila e Enver Hoxhës në zonën e ish-Bllokut.

Godina, e cila aktualisht shërben si rezidencë artistike e menaxhuar nga fondacioni francez Art Explora, strehonte në ato momente artistë të huaj dhe personel.

Sipas burimeve, brenda vilës ndodheshin mbi 10 persona, mes tyre artistë rezidentë nga Polonia, Greqia, Turqia, Kosova, Bosnja & Hercegovina, Bangladeshi dhe Kina. Pamjet e publikuara në rrjete sociale tregojnë qartë lëvizje brenda ndërtesës në momentin kur jashtë hidhen molotovë dhe fishekzjarre.

Një nga artistet, Amalia Vekri nga Greqia, ka ndarë pamje nga momentet e sulmit në profilin e saj në rrjetet sociale.

Sipas raportimeve, forcat e policisë ndërhynë për të sprapsur protestuesit duke përdorur gaz lotsjellës dhe automjete me ujë, ndërsa zjarrfikëset mbërritën për të shuar flakët dhe për të evakuuar personat që ndodheshin brenda objektit.

Fillimisht u raportua se në vilë ndodheshin dy persona, por më pas burime për mediat bënë me dije se numri ishte më i madh. Të gjithë janë nxjerrë jashtë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ndodhi gjatë marshimit të protestuesve nga selia e PD-së drejt Kryeministrisë dhe institucioneve të tjera. Pas tensioneve, Sali Berisha u largua nga zona dhe u drejtua drejt selisë së partisë.

Situata në kryeqytet mbetet e tensionuar, ndërsa priten reagime dhe sqarime zyrtare lidhur me incidentin.

Published inDIASPORESHQIPERI