Futbolli është në zi pas ndarjes nga jeta të ish-sulmuesit të KF Egnatia, James Ayinde, i cili ka ndërruar jetë në moshën 24-vjeçare.
Futbollisti i ri humbi betejën me një sëmundje të rëndë në veshka, pavarësisht përpjekjeve të shumta dhe thirrjeve të familjes së tij për ndihmë financiare për trajtimin mjekësor.
James Ayinde ishte një produkt i akademisë së klubit nga Rrogozhina, ku arriti të ngjitej deri në ekipin e parë dhe të ishte pjesë e sukseseve që klubi ka arritur në vitet e fundit.
Përveç kontributit me KF Egnatia, sulmuesi ka luajtur edhe në Kategorinë e Parë me fanellën e KF Lushnja.
Ai kishte mbetur pa skuadër që nga korriku i vitit 2024, periudhë që përkoi edhe me përkeqësimin e gjendjes së tij shëndetësore. Ndarja e tij nga jeta në një moshë kaq të re ka tronditur komunitetin sportiv dhe tifozët e futbollit në vend.
