Skip to content

U përdor ne vr*sjen makabre te çiftit Mujeci, Policia e Lezhes sapo beri tjeter zbulim te frikshem

Është gjetur nga policia edhe automjeti i dytë me të cilin tre të rinjtë, Adriano Mhillaj, Renato Mhillaj dhe Florin Mhillaj, u përdor në atentatin ku u vranë Kreshnik dhe Gentjana Mujeci.

Bëhet me dije se automjeti tip “Audi A4”, i cili u përdor nga tre kushërinjtë Mhillaj në atentatin me dy viktima, është gjetur nga policia pranë një kanali në afërsi të Torovicës, në Lezhë.

Dyshohet se, pasi kryen krimin e rëndë, tre të rinjtë kanë përdorur automjetin që gjeti policia ditën e sotme për t’u larguar dhe më pas kanë humbur gjurmët.

Mësohet se policia ka gjetur edhe mjetet e identifikimit të tre autorëve që vranë me breshëri armësh çiftin Mujeci.

Kujtojmë që ditën e djeshme, policia gjeti të fshehur automjetin tip “Golf 5”, i cili ishte fshehur në një hambar bari.

Published inSHQIPERI