Skip to content

“Tronditet” PD? Deputeti paraqitet në SPAK

Deputeti i Partisë Demokratike Xhelal Mziu është paraqitur këtë të premte në ambientet e SPAK.

Burime bëjnë me dije se ndaj tij ekziston një kallëzim i depozituar në qershor të vitit të kaluar nga deputeti i Partisë Socialiste në Dibër, Agron Malaj. Ky i fundit e ka paditur Mziun për veprën penale të “shpifjes”.

Ende nuk dihet nëse paraqitja e Mziut në Prokurorinë e Posaçme lidhet drejtpërdrejt me këtë kallëzim apo me ndonjë procedim tjetër në shqyrtim.

Kujtojmë se deputeti demokrat është marrë në pyetje nga prokurorët e posaçëm edhe gjatë vitit 2024, në lidhje me një çështje tjetër që lidhej me periudhën kur ai drejtonte Bashkinë Kamëz.

SPAK nuk ka dhënë ende një reagim zyrtar lidhur me paraqitjen e deputetit në institucion.

Published inSHQIPERI