Skip to content

E tmerrshme, qeveria shqiptare jep lajmin shume te keq per cmimin e naftes

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të karburanteve në mbledhjen e datës 3 prill 2026, ku vihet re një rritje e çmimit të naftës në tregun vendas.

Sipas vendimit të Bordit, çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil, sipas standardit SSH EN 590, do të jetë jo më shumë se 224 lekë për litër, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë do të jetë jo më shumë se 212 lekë për litër.

Ndërkohë, për benzinën, çmimi i shitjes me pakicë është caktuar jo më shumë se 181 lekë për litër, ndërsa çmimi me shumicë jo më shumë se 169 lekë për litër.

Vendimi i Bordit do të hyjë në fuqi sot, më 3 prill, në orën 20:00 dhe këto çmime do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme, ku do të bëhet një rivlerësim i situatës në tregun e karburanteve.

Autoritetet kanë paralajmëruar operatorët e tregtimit me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës që të zbatojnë detyrimisht çmimet e vendosura. Në rast shkeljesh, subjektet rrezikojnë masa administrative deri në pezullimin e aktivitetit.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, së bashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, kanë deklaruar se do të vijojnë monitorimin e tregut për të mbrojtur interesat e konsumatorëve dhe për të garantuar konkurrencën e ndershme.

Rritja e çmimit të naftës pritet të ndikojë drejtpërdrejt edhe në kostot e transportit dhe çmimet e produkteve të konsumit, duke pasur një efekt zinxhir në ekonomi.

Published inSHQIPERI