Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar këtë të mërkurë kërkesën e avokatëve të kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës Erion Veliaj, për shfuqizimin afateve të paraburgimit.
Gjyqtarët e Apelit të Posaçëm kanë rrëzuar kërkesën e Veliajt, i cili tashmë sërish do të qëndrojë sërish në qeli.
Kërkesa u bë nga avokati i kryebashkiakut Plarent Ndreca, i cili ka “sakrifikuar” edhe gjyqin e tij për të marrë pjesë në seancën në Apelin e Posaçëm për Veliajn. Ndreca akuzohet nga SPAK për shkelje me tenderët për rikonstruksionin e komisariateve gjatë kohës kur shërbeu si sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, ndërsa GJKKO i caktoi një avokat për çështjen e tij.
Pas daljes nga GJKKO, Ndreca hodhi akuza ndaj prokurorit të çështjes së është absurde që Veliaj ta pësojë nga një i pandehur tjetër në dosjen e tij.
“Do kërkojmë çdo të drejtë që na takon nga parashikimet kushtetuese dhe nuk do ndalemi”, u shpreh ai.
Seanca e mëparshme u shty për shkak të problemeve procedurale që lidhen me njoftimin e Veliajt nga Drejtoria e Burgut të Durrësit.
Kujtojmë se, Erion Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit prej datës 10 Shkurt 2025 dhe vazhdon të jetë në detyrë si kryebashkiak, pasi Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë dhe anuloi Dekretin e Presidentit për zgjedhje të parakohshme në Tiranë.
SPAK mbylli hetimet dhe dërgoi për gjykim dosjen më 10 shtator, duke e akuzuar kryebashkiakun për 9 raste korrupsioni, përfshirë pastrim parash, mosdeklarim të pasurisë, shpërdorim detyre dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli.
E akuzuar është dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa. Ajo përballet gjithashtu me akuza për korrupsion pasiv në 9 raste, të lidhura me subjekte tregtare dhe organizata jofitimprurëse, pas të cilave qëndronin vetë.
