Një tragjedi është parandaluar mesditën e sotme në Paksuqan ku një i moshaur tentoi t’i jepte fund jetës së tij, në tentativë për t’u mbytur në liqen.
Fatmirësisht 82-vjeçari është shpëtuar falë ndërhyrjes në kohë të Policisë së Shtetit.
Ndërsa bëhet me dije se autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të rastit të rëndë.
“Ka tentuar të vetëhidhet në liqenin e Paskuqanit, shtetasi A. A., 82 vjeç, veprim i cili është parandaluar nga punonjësit e Policisë që kanë mbërritur në vendngjarje, menjëherë pas njoftimit. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.
