Skip to content

“Rikthehet FORTUNA!”/ Sinoptikania BEFASON me parashikimin: Duke nisur nga dita…

Fundjava do të karakterizohet nga mot kryesisht i qëndrueshëm dhe temperatura të larta, teksa të dielen pasdite deri te martën pritet te rikthehen reshjet e shiut.

Sinoptikania Elida Maloçali tregoi sesi do të jetë moti në ditët në vijim të muajit mars.

“Parashikohet kushte të qëndrueshme.

Mot i kthjellët, temperaturat deri në 24 gradë Celsius.

Prej orëve të mesditës së diel dhe ditën e hënë parashikohet rikthimi i reshjeve të shiut, por nuk do të mungojnë as shtrëngatat afatshkurtra kryesisht përgjatë vijës bregdetare.

Kjo për ditën e martë moti parashikohet në kushte të qëndrueshme atmosferike.

Temperaturat nuk do të pësojë ndryshime të ndjeshme, parashikohet deri në 22 gradë Celsius”, tha Elida Maloçali.

Published inSHQIPERI