Skip to content

A është përfshirë Rama në çështjen e aeroportit të Vlorës? Pacolli ben deklaraten e forte: 95 milione euro…

Biznesmeni Behgjet Pacolli i ftuar në nje emision televiziv është pyetur nëse ka komunikuar me kryeministrin Edi Rama në lidhje me konfliktin në aeroportin e Vlorës.

Pacolli ka thënë se nuk ka dashur ta përfshijë kryeministrin në këtë çështje. Ai tha se mendon që kryeministri është keqinformuar për situatën. Lidhur me 95 milionë eurot e aeroportit, ai tha se është i sigurt që nuk do t’i humbasë dhe do ta çojë çështjen deri në Arbitrazh.

Sa i përket afatit të përfundimit të aeroportit, Pacolli deklaroi se ata janë të bllokuar aktualisht dhe nuk mund të kërkohet afat, por nëse atij i jepet aeroporti, brenda dy muajve punimet do të kenë përfunduar.

“Nuk kam dashur të përfshi kryeministrin në këtë situatë. Nuk do t’i humb asnjëherë 95 milionët e aeroportit të Vlorës. Do t’i shkoj deri në fund, deri në Arbitrazh. Të ma japin nesër aeroportin dhe brenda dy muajve do të jetë i gatshëm. Kam frikë se Rama është keqinformuar dhe nuk e di si qëndron situata”, tha Pacolli

Published inSHQIPERI