Një ngjerje e rëndë familjare ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara, ku një nënë 28-vjeçare i ka dhënë fund jetës vetëm disa orë pasi bashkëshorti i saj dyshohet se vrau foshnjën e tyre katërmuajshe.
Ngjarja ka ndodhur në Huntsville, ku autoritetet janë njoftuar fillimisht për një foshnjë që nuk po merrte frymë. E vogla, e quajtur Lotus, është transportuar me urgjencë në spital, por është shpallur e vdekur pak më vonë. Sipas autopsisë, foshnja ka humbur jetën si pasojë e ndërlikimeve nga lëndime të brendshme.
Babai i foshnjës, 34-vjeçari Michele Kaipolai A-Ni, i cili ndodhej me të në momentin e ngjarjes, është arrestuar dhe akuzuar për vrasje dhe dhunë në familje. Ai po mbahet në paraburgim me një garanci prej 250 mijë dollarësh.

Vetëm disa orë pas kësaj ngjarjeje, nëna e foshnjës, Molly McKelvey, ka kryer vetëvrasje. Lajmi është konfirmuar nga familjarët, të cilët kanë përshkruar situatën si shkatërruese dhe të pabesueshme.
Familjarët kanë hapur gjithashtu një fushatë ndihme për të përballuar shpenzimet e ceremonive mortore, ndërsa rasti ka shkaktuar reagim të gjerë në opinionin publik në SHBA, duke rikthyer vëmendjen tek dhuna në familje dhe pasojat e saj tragjike.
