Skip to content

E bujshme, Moza Ahmeti ben kerkesen e pazakonte live per kryeministrin Rama, qe e ka pasur te dashur

Moza është bërë virale në rrjetet sociale me thirrjet e saj plot humor drejtuar kryeministrit Edi Rama, teksa kërkonte ndihmë për gjetjen e shtatë lepujve të humbur në fermë. Ajo ironizoi përdorimin e satelitëve “Albania 1” dhe “Albania 2”, duke kërkuar që të lokalizonin kafshët e saj.

Mes batutave, Moza kërkoi edhe “shtatë certifikata identiteti” për lepujt përmes sistemit e-Albania, duke shtuar se po i kërkonte me “identitet të panjohur”. Deklaratat e saj kanë shkaktuar të qeshura dhe reagime të shumta në rrjet.

“Ej, kryeministër, a punon sateliti me i gjet içik lepujt e mi? Se vdiqa, nuk po marr plus, jam minus. Lësho pak satelitin t’i kapin paf, zonën kuadratoje, fap, fap.

I them Edit unë, tani m’i gjen Edi në vend. Gjeji o vëlla gjeji, t’i çfarë nuk gjen. Te këto tokat e nxanuna kapi, fap, fap, izoloi aty se jam me minus”, u shpreh ajo.

Ajo ka kërkuar edhe shtatë certifikata identiteti për lepujt nga sistemi e-albania.

“Ej, po me e-albania i gjej unë këto identitetet e këtyre? Me e-albania do shoh unë, fap, fap, fap. Dua shtatë certifikata lepujsh me e-albania, ju lutem punon sistemi? Punoka!

O sa mirë, se një ditë kur erdha nuk punonte. Shtatë certifikata lepujsh dua unë, t’i gjej identiteti se po kërkoj me identitet të panjohur”, tha fermerja.

Published inSHQIPERI