Një shtëpi 3-katëshe në Fier është bërë “sebep” i një përplasjeje shumë të ashpër mes vjehrrës dhe nuses në rubrikën “Shihemi në Gjyq”.
Nusja, Vitura shprehet se në certifikatën e pronësisë ajo dhe bashkëshorti i saj nuk figurojnë fare, ndërkohë që kanë dhënë kontribut në ndërtimin e shtëpisë dhe veçanërisht në katin e dytë, i cili sipas saj u takon atyre.
Nga ana tjetër, vjehrra e saj, Perrija shprehet me tone të ashpra se është e vërtetë që ajo ka kontribuar, por shprehet se vetëm djemtë kanë pasuri, e nuset…jo!
Vituri: Moj zonjë, po ti shtëpitë e mia do të marrësh?! Nuk i merr dot. Ti shtëpitë i ke në Belishovë.
Perrije: Pusho! Mbylle gojën!
Vituri: Jo nuk pushoj unë! Pse ta mbyll gojën?! Për shtëpinë dhe për djersën time unë nuk e mbyll gojën!
Perrije: Pusho se do të të qëlloj këtu!
Vituri: Ato shtëpi i kam bërë unë nuk i ke bërë ti. Çfarë pasuri kishe ti, që mi ke bërë mua shtëpitë.
Perrije: Pusho të flas dy llafe! Pusho të thashë!
Vituri: Jo, lekët unë t’i kam dhënë ty. Ti gjeje me Gjergjin dhe me Olimbinë.
Perrije: Shtëpinë, i mblodhët lekët me djemtë, jo me nuset. Nuset nuk kanë pjesë, i kanë te babai i tyre.
Vituri: Këto nuk janë të vërteta!
Perrije: Pusho se ta futa me këtë në kokë (shishe uji).
Vituri: Shtëpitë në Fier i kam bërë unë.
Perrije: Pusho edhe një herë të thashë moj. Pusho që të zbrazem unë.
Vituri: Për të drejtat e mia unë nuk pushoj.
Një konflikt familjar për pronësinë e një banese 3-katëshe ka vënë përballë vjehrrën dhe nusen këtë të diel, më 26 prill, në rubrikën “Shihemi në Gjyq” me juristen Eni Çobani.
Perrija dhe Vitura përplasen ashpër mbi të drejtën e pronësisë së shtëpisë, ku akuzat dhe tonet e tensionuara mes njëra-tjetrës nuk kanë munguar.
Nusja pretendon se banesa është ndërtuar me mundin dhe të ardhurat e saj dhe të bashkëshortit, ndërsa vjehrra këmbëngul se prona u përket vetëm fëmijëve të saj. “Burrin tim e ke pasur mashë”, shprehet Vitura gjatë përplasjes, ndërsa Perrija i kundërpërgjigjet prerë se “pjesën e djemve të mi nuk e merr dot nusja”.
Perrije: Po ti moj çfarë kërkon tek vjehrra këtu, shtëpinë e kam bërë unë, nuk e ke bërë ti. Ti e ke pjesën te babai jot.
Vituri: Po jo moj zonjë! Nuk e ke bërë ti shtëpinë time. Shtëpinë time e kam bërë unë, kam vdekur për atë shtëpi.
Perrije: Nusja nuk shtëpi tek vjehrra!
Vitur shprehet se ka punuar dhe kontribuar për atë shtëpi, kurse Perrijeshprehet se nuk i takon pjesë nuses, por vetëm djalit.
Vituri: Vjehrra ime bashkë me gjithë kunatin tim duan të më marrin shtëpinë. Kam sot e 27 vjet që jetoj në Greqi, në vitin 2018 kur kam ardhur në Shqipëria ka dalë certifikata, por emri im dhe i burrit tim nuk figuron. Figuron emri i kunatit, i kunatës dhe i vjehrrës. Pse emri im nuk është në certifikatë? Kërkojnë që të më marrin shtëpinë, më thonë që nuk ke pjesë këtu, që nuk të takon. Unë kam punuar kaq vite në Greqi, kam lënë kockat andej, kam lënë fëmijët rrugëve edhe e di shumë mirë ajo, që fëmijët e mi i kanë rritur prindërit e mi. Kaq vite kam luftuar për ato shtëpi dhe kur vjen puna më thotë se çfarë shtëpie kërkon ti moj zonjë.
Perrije: Po ti moj çfarë kërkon tek vjehrra këtu, shtëpinë e kam bërë unë, nuk e ke bërë ti. Ti e ke pjesën te babai jot.
Vituri: Po jo moj zonjë! Nuk e ke bërë ti shtëpinë time. Shtëpinë time e kam bërë unë, kam vdekur për atë shtëpi.
