Skip to content

PAMJE të rënda! Vjehrra vr*t me 6 plumba ish-miss e njohur! Dalin fajet e para, arsyeja e frikshme

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga një ngjarje e rëndë e resgjistruar në Meksikë disa ditë më parë, nga e cila mbeti e vdekur një ish-miss meksikan Carolina Flores Gómez, në moshën 27 vjeçare.

Sipas një videoje të shpërndarë gjerësisht në rrjet modelja është qëlluar për vdekje nga vetë vjehrra e saj, brenda apartamentit të saj në sy të bashkëshortit dhe fëmijës vetëm 8 muajsh.

Vjehrra e modeles është larguar nga shtëpia menjëherë pasi ka kryer krimin, teksa policia është ende në kërkim të saj. Mediat lokale kanë raportuar se arsyeja kryesore përse ajo e mori vendimin për të kryer krimin e rëndë ishte sepse nusja e kishte mërzitur pasi i kishte marrë “dashurinë e saj”, pra të birin, megjithatë ky detaj nuk është konfirmuar nga autoritetet vendase. Vetë parteneri i modeles, i identifikuar si Alejandro, akuzoi nënën e tij për vrasjen e Flores Gómez.

Miq, familjarë dhe qindra mbështetës u mblodhën ditën e sotme në një marshim paqësor për të kërkuar drejtësi për vrasjen e modeles.

Flores Gómez më parë ka garuar në konkurse bukurie dhe u kurorëzua Miss Teen Universe Baja California në vitin 2017.

Published inSHQIPERI