Skip to content

Shpërthen lufta në Hurmuz

Në një sulm iranian pranë Ngushticës së Hormuzit, një anije tregtare u dëmtua, pasi iu afrua një anije luftarake më e vogël e lidhur me Trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), e cila hapi zjarr pa paralajmërim paraprak nëpërmjet radios, njoftoi Organizata e Transportit Detar të Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO), raporton CNN. Sulmi shkaktoi dëme të konsiderueshme në urën e anijes dhe ekuipazhi është i sigurt.

Sipas informacionit në dispozicion, nuk pati zjarr apo derdhje ndotësish në det. Shërbimi ushtarako-civil i Britanisë, i cili monitoron sigurinë detare, nuk dha detaje mbi flamurin e anijes apo vendndodhjen e saj të saktë në kohën e incidentit.

Kjo ngjarje pasoi disa incidente të ngjashme ditët e fundit. Autoritetet indiane njoftuan më parë se dy anije që mbanin flamurin e tyre u vunë në shënjestër të zjarrit ndërsa kalonin nëpër ngushticë.

Published inSHQIPERI