Skip to content

Berisha reagon për herë të parë pasi Rama u thirr në gjyq: Unë kërkova…

Kryetari i PD-së Sali Berisha këtë të enjte pasi ka dalë nga seanca plenare ka folur për mediat. Midis të tjerash Berisha ka reaguar për herë të parë dhe lidhur me vendimin e GJKKO për të thirrur Kryeministrin Edi Rama si dëshmitarë në çështjen e gjyqit “Partizani”, ku Berisha është i akuzuar.

Sipas Berishës, seanca duhet të ketë media dhe ai u shpreh se do të jetë me Ramën ballë për ballë.

“Çdo gjykatës serioz vendos marrjen në ndjekje penale të Ramës për ato akte, por edhe thirrja… do jemi ballë për ballë dhe i thoni të bëhet burrë dhe të mos kërkojë seancë pa media.

Të shohin shqiptarët se cili është Edi Rama në atë aferë, çfarë aktesh korruptive ka kryer ai duke ndryshuar destinacion pa asnjë kërkesë nga pronarët por vetëm për llogari të xhepit të tij.

Unë përballjen e kërkoj dhe e kam kërkuar me Edi Ramën, ai është njeriu që ka një aferë të tmerrshme korruptive, ka firmosur ndryshim destinacioni pa kërkesë të pronarëve”, tha Berisha.

Published inSHQIPERI