Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë të premte në Kryeministri ambasadorin e SHBA-së në NATO, Matthew Whitaker. Njoftimin e ka bërë të ditur vetë Kryeministri në një postim në Facebook, i cili shkruan se në fokus ishte partneriteti strategjik, marrëdhëniet diplomatike e ushtarake dhe Samiti i NATO-s që do të mbahet vitin e ardhshëm në Tiranë.
“Në Kryeministri, me Ambasadorin e SHBA në NATO, Matthew Whitaker, folëm për lidhjen e ngushtë mes vendeve tona, partneritetin strategjik mes shteteve tona, marrëdhëniet tona të shkëlqyera diplomatike e ushtarake, forcimi i të cilave është prioritet i përbashkët, si edhe për Samitin e NATO-s vitin e ardhshëm në Tiranë, ku Shqipëria do të bëhet pikëtakimi i aleancës më të madhe ushtarake të botës”, ka shkruar Rama.
Por ajo qe nuk u tha eshte fakti se vetem nje dite me pare, kryeministri shqiptar deklaroi se ishte i gatshem qe t’i ofroje Trump dhe SHBA-se hapesiren dhe aeroportet shqiptare per te sulmuar Iranin nga Shqiperia. I vetmi kusht qe permendi Rama ishte qe SHBA te mbroje hapesiren shqiptare nga sulmet iraniane.
Cuditerisht, ky takim vjen nje dite pas kesaj deklarate, duke ngritur pikepyetje te medha, ndonese ne deklaraten e shkurter te kryministrit Rama nuk permendet nje fakt i tille.

