Skip to content

Vdekja e sulmuesit në moshë të re, reagon me urgjencë Armando Duka

Presidenti i Federata Shqiptare e Futbollit, Armando Duka, ka reaguar me një mesazh ngushëllimi pas ndarjes nga jeta të ish-sulmuesit të KF Egnatia, James Ayinde.

Përmes një reagimi publik, Duka shprehu dhimbjen për humbjen e futbollistit të ri, duke theksuar se ai ishte një djalë me ëndrra dhe pasion të madh për futbollin.

“I hidhëruar nga lajmi i ndarjes nga jeta, në një moshë kaq të re, të ish-sulmuesit të KF Egnatia, James Ayinde. Një djalë i ri, me ëndrra dhe pasion për futbollin, që luftoi me forcë deri në fund në betejën më të vështirë të jetës së tij. Kontributi i tij me fanellën e Egnatias dhe më pas me KF Lushnja do të mbetet gjithmonë pjesë e kujtesës së futbollit shqiptar”, u shpreh ai.

Presidenti i Federata Shqiptare e Futbollit i përcolli gjithashtu ngushëllimet familjes së futbollistit.

“Në këto momente të vështira, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Ayinde, të afërmve, miqve dhe gjithë komunitetit të futbollit që e njohu dhe e vlerësoi. U prehtë në paqe.”

Published inSHQIPERI