39-vjeçari drejtonte automjetin që u përplas me një kamion të rëndë të ngarkuar me fruta dhe perime. Si pasojë e përplasjes humbi jetën në vend edhe 24-vjeçari Flori Topalli
Aksidenti rrugor në Siçili ka marrë një tjetër jetë. Pas disa ditësh në gjendje kritike në spital, ka ndërruar jetë edhe 39-vjeçari shqiptar Tili Pilinci, i cili mbeti i plagosur rëndë në përplasjen e ndodhur më 3 mars në autostradën Naro-Camastra.
Mjekët e trajtuan Pilincin në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit Villa Sofia në Palermo. Ai qëndroi katër ditë në gjendje të rëndë, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra nga aksidenti.
39-vjeçari drejtonte automjetin që u përplas me një kamion të rëndë të ngarkuar me fruta dhe perime. Si pasojë e përplasjes humbi jetën në vend edhe 24-vjeçari Flori Topalli, i cili ndodhej në të njëjtën makinë.
Pas aksidentit, Pilinci u dërgua fillimisht në spitalin “Barone Lombardo” në Canicattì dhe më pas u transferua në Palermo për trajtim më të specializuar. Mjekët e konsideruan që në fillim gjendjen e tij shumë kritike.
Në automjet ndodheshin disa punëtorë shqiptarë që jetonin në Canicattì dhe Naro. Sipas të dhënave paraprake, ata kishin mbërritur së fundmi në Itali dhe punonin në sektorin bujqësor . Në momentin e aksidentit, pak para agimit të së hënës, po udhëtonin drejt vendit të punës.

