Skip to content

Burri lë gruan dhe 7 fëmijë me halle financiare per te bere realitet enderren TRONDITESE

Paul Wolscht, një ish-mekanik vendosi të lërë gruan e tij prej 23 vitesh, si edhe 7 fëmijët e tyre për të plotësuar një ëndërr të tijën. Ai nuk e donte më jetesën që kishte, por donte të jetonte si një vajzë gjashtëvjeçare.

Ngjarja është regjistruar në vitin 2015, por është rikthyer edhe njëherë në vëmendje pothuaj më shumë se një dekadë më vonë, asokohe Paul ishte 46 vjeç dhe e la ish-bashkëshorten dhe familjen me një barrë të rëndë financiare dhe emocionale.

Ai madje i vendosi edhe një emër vetes “Stetonknee Wolscht”, duke veshur veshje fëminore, modele flokësh si bishtaleca dhe sjellje si një fëmijë i vogël. Wolscht ka thënë se gjeti një ndjenjë përkatësie me një çift të moshuar që e trajtojnë atë si mbesën e tyre, duke iu referuar atyre si “mami dhe babi”.

Historia tërhoqi vëmendjen e medias ndërkombëtare pasi Wolscht diskutoi përvojën e tij në intervista, duke e përshkruar atë si një shprehje të vërtetë identiteti që përziente aspekte të identitetit gjinor me regresin e moshës.

Ndërsa së fundi, njëra prej vajzave të tij është shprehur: “Babi im është një grua dhe më pëlqen ta quaj atë baba”, ndoshta sepse nuk ka më një mundësi tjetër.

Published inSHQIPERI