Skip to content

Kryeministri spjegon planin e për strehimin

Qeveria ka prezantuar një plan të ri për të lehtësuar problemin e strehimit, duke propozuar kredi me interes zero dhe ngritjen e një fondi kombëtar. Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi në Durrës, e cilësoi strehimin si një “temë shumë delikate dhe e prekshme” dhe shpjegoi se projekti synon të mbështesë shtresat që kanë më shumë nevojë.

“Kemi hyrë në fazën e përpunimit të një plani për strehim të përballueshëm. Po rishikojmë bazën ligjore. Deri më tani kemi një 3 për qindësh për strehimin, që e marrim nga lejet e ndërtimit. Me paratë e grumbulluara do të krijojmë një fond për strehimin. Ne e dimë që kërkesa më e madhe është në Tiranë, e pastaj edhe në Durrës.” -tha Rama

Sipas tij, aktualisht nga çdo leje ndërtimi merret një tarifë prej 3 për qind, e cila do të grumbullohet në një fond të posaçëm për strehimin. Ky fond do të shpërndahet sipas formulave të caktuara, duke u fokusuar kryesisht në Tiranë dhe Durrës, ku kërkesa është më e lartë.

Rama theksoi se edhe bashki si Himara, që nuk kanë nevojë të madhe për strehim, kontribuojnë në këtë fond, i cili më pas përdoret për zonat me mungesë të theksuar.

Një tjetër element i planit është ofrimi i kredive pa interes për kategori të caktuara si mësuesit, policët dhe ushtarakët. Skema nisi vitin e kaluar dhe, sipas kryeministrit, ka dhënë rezultate pozitive, ndaj këtë vit do të zgjerohet. Përveç kësaj, Shteti do të vendosë garanci bankare për të lehtësuar marrjen e shtëpive nga familjet që kanë vështirësi financiare.

“Ka edhe një bashki tjetër e dyta pas Tiranës për leje ndërtimi. Kjo është Himara që po ashtu e merr 3 përqindëshin, në një kohë që nuk ka nevojë për strehim. Kështu që krijohet fondi i përgjithshëm dhe me disa formula shpërndahet për të lehtësuar marrjen e shtëpive. Shteti do vendosë edhe disa garanci bankare.

Do të jepen kreditë me zero interes për mësuesit, policët dhe ushtarakët. Vjet ishte viti i parë dhe funksionoi. Ne mësuam nga kjo dhe këtë vit do ta zgjerojmë skemën. Strehimi është një temë shumë delikate dhe e prekshme dhe ne do ta trajtojmë atë me shumë kujdes”, tha kryeministri Rama.

Published inSHQIPERI