Skip to content

Tragjedi në Vjenë! 4 punëtorë shqiptare humbin jeten ne pune, dalin PAMJET dhe detajet e renda

Një aksident i rëndë ka ndodhur në një kantier ndërtimi në distriktin Alsergrund të Vjena, në Austri, ku si pasojë kanë humbur jetën katër punëtorë nga Kosova.

Sipas raportimeve fillestare të mediave austriake, aksidenti ka ndodhur gjatë punimeve të betonit, kur një pjesë e skelës është shembur. Si pasojë, disa punëtorë kanë rënë në oborrin e një ndërtese të vjetër brenda kantierit.

Nga ky incident tragjik kanë mbetur të vdekur katër shtetas kosovarë që po punonin në kantier. Lajmi për ngjarjen e rëndë është konfirmuar edhe nga familjarët e viktimave.

Një nga viktimat është identifikuar si Pajtim Bajrami, ndërsa familjarët e tij kanë konfirmuar ndarjen nga jeta përmes një mesazhi publik.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për humbjen e jetës së djalit të axhës, i cili tragjikisht humbi jetën në vendin e punës, në Vjenë të Austrisë, bashkë me tre shokët e tij nga Kosova”, thuhet në njoftimin e familjes.

Autoritetet austriake kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e sakta të aksidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë në kantierin ku ndodhi tragjedia.

Published inSHQIPERI