Skip to content

Spartak Ngjela hap “zemrën”, ja pse nuk u bëra dot baba!

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka rrëfyer për herë të parë jetën e tij personale dhe familjare, si dhe arsyen pse nuk është martuar.

Gjatë një interviste në Top Channel, Ngjela tha se për herë të parë është dashuruar në moshën 19-vjeçare dhe më pas nuk ka arritur të dojë një grua tjetër si herën e parë.

“Të jemi të qartë, në moshën 19-vjeçare jam dashuruar për herë të parë! Ato të tjerat janë shpërthime erotike; dashuri është ajo që të mban në mendim. Domethënë, kur të dashuron dikush, gjithë ditën rri me mendimin tek ai. Vetëm burri e ka këtë; gruaja s’e ka”, tha ai.

I pyetur nëse e ka peng mungesën e një fëmije, avokati u shpreh se kur doli nga burgu ishte 40 vjeç dhe ekzistonte rreziku që mund të vdiste në çdo moment për shkak të moshës.

“Herë pas here kam një konflikt të brendshëm, por kam edhe një ‘avokat’ brenda vetes. Pse? Sepse isha 40 vjeç kur dola nga burgu. Nuk ka grua që nuk dëshiron të martohet dhe të bëjë fëmijë. Si mund ta bëja unë një fëmijë, kur do të isha të paktën 42 vjeç? Nga kjo moshë e lart ekziston rreziku që mund të vdesësh në çdo moment. A duhej të lija një fëmijë jetim? E mendova si shkrimtar dhe si humanist”, u shpreh Ngjela.

Më tej, Ngjela bëri një deklaratë të fortë, duke thënë se i vëllai vdiq nga alkooli, i cili sipas tij ishte etilik dhe shkakton kancer. Sipas tij, disa persona që frekuentonin të njëjtin lokal kanë vdekur nga e njëjta sëmundje.

“Vëllai ka vdekur 40 vjeç, i shkreti. Madje arriti edhe karrierën time politike. Jeta e çoi te pija, edhe pse ishte i fortë fizikisht. Por frekuentonte një lokal ku vdiqën tre a katër persona si ai. U kanë dhënë alkool etilik që shkakton kancer. Shkova atje dhe më thanë: “Lëre, nuk e di ai, ia kanë dhënë”. Iku edhe ky, Kekua, dhe disa të tjerë që vdiqën nga i njëjti lloj kanceri që vinte nga alkooli etilik”, tha Ngjela.

Published inSHQIPERI