Një zhvillim i papritur ka ndodhur në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, ku ka mbërritur një zarf i zi, duke ndryshuar rrjedhën e lojës.
Sipas njoftimit të publikuar nga faqja zyrtare e formatit, televotimi aktual është anuluar, megjithatë banorët brenda shtëpisë nuk janë në dijeni të këtij vendimi.
Në televotim ndodheshin Selin, Gimbo dhe Greta, të cilët u dërguan në nominim nga Juela, pasi kjo e fundit hapi Kutinë e Pandorës, duke aktivizuar pasojat e saj në lojë.
Produksioni ka bërë me dije se detajet e plota lidhur me zarfin e zi dhe arsyet e anulimit të televotimit do të zbulohen gjatë Prime-t të së shtunës, ku priten zhvillime të reja për banorët dhe publikun.


