Skip to content

Aksident tragjik ne Tirane, ka viktima

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me aksidentin që ndodhi mëngjesin e sotëm në zonën e Kombinatit në Tiranë, ku humbi jetën drejtuesi i një motori, Ylmi Dedja, 61 vjeç, i cili u përplas nga një kamion.

Policia bën me dije se nga aksidenti ka mbetur i dëmtuar edhe shtetasi K. A., këmbësor dhe punonjës policie jashtë shërbimit. Aktualisht, ai ndodhet në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.

Pas aksidentit, drejtuesi i kamionit shtetasi G. Gj. është shoqëruar në komisariat për kryerjen e veprimeve procedurale.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 10:45, në rrugën “Llazi Miho”, kamioni me drejtues shtetasin G. Gj., rreth 34 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin Y. D., 61 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Nga aksidenti është dëmtuar edhe shtetasi K. A., këmbësor (punonjës policie, jashtë detyre), i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.

Shtetasi G. Gj., u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Published inSHQIPERI