E rëndë: Ndërron jetë 28-vjeçari nga Peja pas plagëve nga arma e zjarrit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje, ku një i ri nga Pejë ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit.
Sipas burimeve, viktima është Valmir Berisha, nga fshati Ruhot.
Dyshohet se ai kishte pësuar plagë të rënda pranë varrezave të Marec, ndërsa më pas është dërguar me urgjencë për trajtim mjekësor.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, i riu nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve. Vdekja e tij është konfirmuar nga Naser Syla nga QKUK.

“Në Emergjencë ka ardhur një person me plagë nga arma e zjarrit. Personi ishte i lindur në vitin 1996 dhe, përkundër masave që kemi ndërmarrë, ai nuk ka arritur t’u bëjë ballë plagëve dhe ka ndërruar jetë në orën 18:20”, ka deklaruar Syla.
Rasti po trajtohet nga Policia e Kosovës, ndërsa hetimet janë në zhvillim për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.
Ngjarja ka tronditur familjen dhe komunitetin lokal, ndërsa autoritetet pritet të dalin me informacione shtesë në vijim.
