Skip to content

Ujësjellësi Kanalizime paralajmëron: Ndërpritet uji në këto vende

Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë njofton se ditën e martë, disa zona të qytetit të Vlorës do të përballen me ndërprerje të furnizimit me ujë, për shkak të punimeve në kuadër të projektit të ri të ujësjellësit.

Sipas Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë, gjatë kësaj dite do të kryhen lidhjet e nyjeve të rrjetit të ri me rrjetin ekzistues në zonat: Lungomare, Lagjja “24 Maji”, Lagjja “1 Maji”.

Për shkak të këtyre ndërhyrjeve, do të stakohet stacioni kryesor, duke sjellë ndërprerje të furnizimit me ujë në zonat bregdetare: Uji i Ftohtë, Lungomare, 10 Korriku, Kalaja, Jonufra.

Ndërkohë, pjesa tjetër e qytetit do të ketë mungesë uji vetëm gjatë orarit të pasdites së ditës së martë.

Autoritetet bëjnë me dije se furnizimi me ujë do të rikthehet në normalitet gjatë mëngjesit të së mërkurës.

Published inSHQIPERI